Deklarata e Veliajt dje mbi hedhjen nga ballkoni të Kastriot Myftarajt nuk bëri asgjë tjetër veçse dëshmoi për të disatën herë mungesën e burrërisë dhe qytetarisë së Erion Veliajt dhe njëkohësisht pafytyrësinë e tij të skajshme.
Me një të vdekur je gjithmonë i fituar në çdo debat, pasi të vdekurit nuk kanë gojë. Erion Veliaj pati gjithë kohën për t’iu përgjigjur për së gjalli Myftarajt dhe nuk e bëri kurrë.
Pse e përmend pas vdekjes?! Ç’mesazh do të japë?!
Qëndrimet e Myftarajt kanë qenë shpeshherë të diskutueshme dhe të gjykueshme, por përballja me të duhet të vinte për së gjalli.
Donate with PayPal button
Qëndrimet post mortum nuk bëjnë gjë tjetër veçse më kujtojnë skenat e diktaturës ku përbindshat merrnin një kazmë dhe copëtonin kafkën e një kufome.
Debatet zhvillohen me të gjallët dhe jo me të vdekurit, pasi të vdekurit nuk kanë gojë. /Nga Elona CASLLI, publikuar në Facebook/
Burimi/shkodraweb.com


Leave a Reply