Kam lexuar librat e shenjtë dhe filozofitë fetare dhe të gjitha predikojnë urtësi, sidomos përball vdekjes. Kur njeriu largohet nga kjo botë, nëse nuk ke gjë të mirë për të thënë për të, më mirë hesht. Nësë lutesh për keq për të, e mallkon, e fyen, madje dhe publikisht, Zoti pastë mëshirë për ty, pasi sapo rëndove shpirtin tënd. Zoti nuk ka nevojë për mbrojtjen tonë, por jemi ne që kemi nevojë për mbrojtjen e tij. Një besimtar i vërtet matet dhe nuk lutet kurrë për keq, se e di që Zoti nuk e pranon. Madje besimtari i vërtet lutet edhe për armikun e tij kur ai ikën nga kjo botë dhe kërkon që Zoti të ketë mëshirë për të, për shkak të vepra jo të mira që ka bërë. Këto janë vetitë e burrave e grave të mëdha që realisht besojnë në Zot. Aleksandri i Madh, iu ka kryer varrime madhështore kundërshtarëve të vet, me te cilët luftonte. Rasti i Darit dhe gruas se tij qe ai i varrosi me nderime. Dari kur ishte gjallë dhe mori vesh për varrosjen me nder të gruas se tij nga Aleksandri armiku i tij, ju lut Zotit dhe i tha, nëse fronit tim i ka ardhur fundi, Zot mos hip njeri mbi te veç Aleksandrit të Maqedonisë.
Nêse dikush te ka bërë padrejtësi dhe ai vdes, nëse ke kaq fisnikëri tia falësh atë padrejtësi apo borxhet që të ka madje edhe publikisht, më mirë për ty dhe lum ti për shpirtin tënd. Nëse nuk do ta falësh, më mirë hesht.
Nëse mendon se ai ka qënë kundër Zotit, është kompetenca e Zotit të gjykoj atë, jo e njerzëve që janë të gjithë mëkatar dhe kanë për vete nevojë për faljen e tij.
Njerëz mos merrni kompetencat e Zotit, pasi para tij jemi të gjithë mekatar dhe kemi nevojë të gjithë për dashurinë dhe faljen e tij. Fal që të fali dhe Zoti ty. Urrejtja dhe hakmarrja njerëzore, nuk kanë lidhje me mësimet e Zotit. Ne njerëzit duhet të punojmë me veten, për ta bërë veten të pêrkryer, të mirë dhe të denjë. Lavdia i takon vetëm Zotit!
PS; Kjo nuk ka lidhje me asnjë individ, se unë nuk merrem me njerezit, por ka lidhje me filozofinë humane dhe hyjnore. Çdo përmëndje emri, fyerje apo sharje do të hiqet.
Burimi/Facebook/Elena Kocaqi


Leave a Reply