Letër e hapur Kryetarit të sapo zgjedhur të PDsë z. Sali Berisha!
Ju keni qënë më shumë se 20 vjet në shumicën qeveritëse së bashku me 12 vjet që jeni në pakicën qeveritëse, pra keni 32 vjet që qeverisni direkt ose indirekt këtë vend dhe akoma NE (populli) nuk kemi parë një ditë demokraci! Mos vallë kërkesa e juaj për t’u kthyer në pushtet është vrasja e rradhës e shpresës së Shqiptarëve për të pasur një Shtet Demokratik funksional? Nuk ju duket tallje me inteligjencën tonë, që të besojmë te ju pas një gjenerate të rritur në pushtetin tuaj (direkt/indirekt 32 vite është rritur një gjeneratë e re) që nuk e ka njohur akoma demokracinë funksionale, dhe mënyra juaj e të bërit politikë nuk ka ndryshuar aspak? Ju vazhdoni të përdorni gjuhën e urrejtjes, tregoni hamëndësi (të pavërteta), dhe ego-centrizmin tuaj në çdo status dhe deklarata që jepni për shtypin. Nuk ju duket që po bllokoni kështu demokratizimin e vendit, se nuk po lini figura të reja të pa shantazhueshëm, të përgatitur që të dalin në krye? Ju si kuçedra po mbani peng burimet e nuk po lini ujrat që të rrjedhin lirisht!
Ç’është kjo mënxyrë që ka mbuluar vendin tonë të ketë në krye burra me mentalitet komunist ku ngrihen kulte individësh sepse ju kërcënoni e shantazhoni KM Edi Rama i cili nga ana tjetër ka ngritur kultin e tij për t’ju përgjigjur juve me të njëjtën monedhë! As njëri nga ju nuk e njeh gjuhën e politikës e as të diplomacisë. Ju njihni vetëm mentalitetin e klanit më tē fortë, dhe jo të ligjit. Se ndryshe nuk do shpreheshit -“Edi Rama po dridhet prej meje”! Pse duhet të dridhet ER prej teje? Edi Rama e kushdo qoftë përfshi edhe juve duhet të dridhet para popullit, drejtësisë e ligjeve. Por as ju as Rama nuk keni respektuar as ligjet e këtij vendi, as Kushtetutën e as keni pyetur për nevojat e vendit, por vetëm të familjes tuaj dhe atij klani që ju ka mbështetur për interesat e veta ekonomike! Unë për veten time nuk jua kam zili pasurinë që keni vënë për nipat e stërnipat tuaj, por do doja një debat Publik me ju dhe Ramën ku unë do ju shtroja pyetjet dhe ju të përgjigjeshit, pasi Shqipëria na takon të gjithëve dhe meqëse ju keni bllokuar sistemin me aferat tuaja korruptive, nuk mund t’jua lemë vendin tonë në dorën tuaj e as të cilitdo që mbyt zërin qytetar me armatën e të fortëve që janë bërë të fortë nga Qeverisjet e juaja duke mbështetur klanet tuaja! Nëse vërtet e doni vendin pranoni debatin publik me mua! Nëse doni ta mbani Shqipërinë peng o ju , o Rama, dhe të vazhdoni me hakmarrjet personale, vazhdoni derisa t’ju vij përgjigjia nga Zoti vet!
Me nderime, nga një Veprimtare Atdhetare që nuk shantazhohet e frikësohet nga ju, nga Rama etj, por vetëm nga ligjet!
Ira S. Kurti
Burimi/Facebook


Leave a Reply