Rilinda Selimi, gjyqtare me përvojë në gjykatën Administrative pasi kaloi me sukses të gjitha hetimet skrupoloze nga të gjithë agjensitë e këtij shteti, ku nuk iu gjet asnjë qindarkë pasuri e padeklaruar dhe e pajustifikuar, pasi u hetua ajo,familja e saj, familja e origjinës dhe familja e bashkshortit. Nuk iu gjet asnjë vendim gjyqsor i gabuar apo i goditshëm .E shkarkon KPA mbi bazën e një supozimi të PAVËRTETË e të PAQENË!!!
I thonë se meqë bashkshorti i saj, edhe ai magjistrat, u shkarkua se na paska patur një kontakt të papërshtatshëm, shkarkohesh dhe ti!!!
Kulmi!
Të keqen e Frontit Demokratik të Enverit. Ata të paktën të thonin që ” mos rri me filanin”. Këta të DSIK nuk të thonë kush është i papërshtatshëm,sepse të papërshtatshmëve u lëshojnë çertifikata të Natos…
Meqë ra fjala asnjë gjykatë nuk e ka shpallur fajtor këtë personin që këtyre ua ngecin si “të papërshtatshëm”!!!
Ky shtet ka në drejtimin e tij pushtetin me kontaktet më të papërshtatshme të mundshme. Qeveria ndan qejfin,punët, pushtetin e pasuritë e këtij vendie trafikantë e kriminelë e nuk i hyn gjëmb në këmbë.
Bashkshortes së dikujt, që në rrethana krejt pa lidhje me detyrën njihet me dikë,që kohë më vonë do përflitej por nuk kurrë nuk u dënua, i lëshohet mandata e shkarkimit.
Një gjykatëse me 20 vjet përvojë e humbet sistemi.
Ky është turp për shtetin!
PlehReforma është e gjitha në shërbim të pushtetit më të papërshtatshëm të mundëshm.
Pastaj ça llogjike është kjo që familjen ime në të ardhmen mund ta zërë vettingu pse unë para disa vitesh kam njohur Edi Ramën, personin që rri me të gjithë kontaktet e papërshtatshme të këtij rruzulli?!
Burimi/Facebook


Leave a Reply