Kryeministri Edi Rama po flet me të madhe kundër vetos bullgare në Bashkimin Europian për Maqedoninë e Veriut. Por vetoja bullgare ka ardhur drejtpërdrejt nga projekti i Bullgarisë së Madhe të krijuar nga Rusia në Traktatin e Shën Stefanit në 1878. Bullgaria e Madhe e krijuar me këtë traktat, kufiri perëndimor i së cilës arrinte deri në Lumin Drini i Zi, në Shqipërinë e sotme nuk u jetësua sepse nuk e lejoi Britania e Madhe, superfuqia e kohës.Bullgarinë e Madhe të Shën Stefanit e aprovoi me ligj Edi Rama në 2017. Në ligjin nr. 96, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” të miratuar në 13 tetor 2017 nga Kuvendi i Shqipërisë, në nenin 3, pika 2 njihet ndër të tjera edhe pakica kombëtare bullgare.
Edi Rama e bëri këtë gjë duke llogaritur që të siguronte mbështetjen e qeverisë bullgare të kryeministrit të kohës Borisov për hapjen e negociatave për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Edi Ramës nuk i doli llogaria por pakica kombëtare bullgare mbeti në ligjin shqiptar, duke shërbyer si mjet për tregtinë e pasaportave bullgare, të lakmuara si të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.
Edi Rama që e ka legalizuar projektin e Bullgarisë së Madhe në Shqipëri s’ duhet të habitet që ka bullgarë të cilët e mbrojnë këtë projekt në Sofje./Kastriot Myftaraj
Burimi/Facebook


Leave a Reply