Meqënëse prokurori që ka futur në burg Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin është amerikan duket qartë se këta të dy janë në burg që SHBA të pastrojë fytyrën e ndotur nga bashkëpunimi me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në kohën e luftës në Kosovë dhe pas saj. Sepse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me shokë krijuan paralel me UÇK-n një organizatë mafioze prej së cilës Kosova pati dhe ende ka të këqija të mëdha.
Mbështetja që po i jep Edi Rama Hashim Thaçit duke e vizituar në burg dhe duke i shkuar për vizitë në shtëpi, në kohën që Thaci është në burg është përveç të tjerave edhe një qëndrim i qartë antiamerikan i Edi Ramës.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë i ka shkuar për vizitë në burg një të arrestuari nga një prokuror amerikan, që mbahet në paraburgim me një vendim të një gjykate ndërkombëtare. Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër i Shqipërisë para se të mbante qëndrime të tilla.
Edi Rama ka një arsye të fortë që sfidon kështu SHBA. Arsyeja e fortë e Edi Ramës është se atë e lidhin punë të pista me Hashim Thaçin. Edi Rama shkoi në fshatin Burojë të Drenicës, në shtëpinë e Hashim Thaçit për të marrë paratë që ka groposur Hashim Thaçi atje dhe për t’ i investuar në skema të pastrimit të parave. Koha do të zbulojë më shumë gjëra./Kastriot Myftaraj
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply