Nevojitet një koordinim më i mirë botëror për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe gjurmimin e transmetimit, ndarjen e vaksinave, ilaçeve dhe pajisjeve, zhvendosjen e produkteve dhe pajisjeve mjekësore me rëndësi jetike, si dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e kujdesit shëndetësor, kërkimit mjekësor dhe bioteknologjinë.Përparësia e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është të kontribuojë në forcimin e Organizatës Botërore të Shëndetit si autoriteti udhëheqës dhe drejtues për shëndetin global, duke qenë në qendër të arkitekturës botërore të shëndetit.


Burimi/Facebook


Leave a Reply