
Gazetari francez Bertrand Cottet ka vizituar gjashtë herë shtetin e ri të Ballkanit. Ai ka vështruar fytyrat krenare të shqiptarëve, serbëve dhe romëve dhe ka fotografuar një arenë lufte të njohur botërisht
Das Unabhängigkeitsdenkmal in Pristina. Es trägt den Schriftzug “Newborn” (“neugeboren”). Ein bisschen Frechheit wagen: Die zwölfjährige Alisa posiert in ihrem Wohnzimmer in Pristina. Ein Hauch von Lebensfreude: Ein Sommer in einem belebten Schwimmbad von Pristina. Ein Bauer auf dem Markt von Novo Brdo im Osten des Landes. prevnext1234567
Kosova. Nuk është vend turistik. Më parë ajo është një arenë lufte. Para rreth 600 vitesh në Fushën e Mëllenjave, afër Prishtinës, luftonin principata të ndryshme të krishtera, nën udhëheqjen serbe, kundër turqve. Kishin fituar osmanët, por të dyja palët i kishin humbur prijësit e tyre: Princ Lazari atje, Sulltan Murati I, këtu.
“Kur bota me trupin tim u tërhoq dhe la mbrapa vetëm gjakun e mbledhur në një enë plumbi, për mua, në një çast ishte sikur bota të kishte mbetur përgjithmonë e pagojë”, i vë shkrimtari shqiptar Ismail Kadare këto fjalë në gojë të prijësit të ushtrisë osmane në shkrimin e tij “Lutje mbretërore”.
Gjaku i mbretit, i lënë mbrapa në fushëbetejën që mban emër idilik, ka përjetuar në shekuj të tjerë edhe beteja të tjera: serbët dhe shqiptarët luftojnë ndërmjet vete, pastaj hyjnë turqit dhe sërish me ngadalë tërhiqen nga qendra e Evropës.
Më vonë, kanë kaluar 600 vjet, në sipërfaqe dalin emra të tjerë: Millosheviç këtu dhe NATO atje. Kosova nuk është vend i paqes. Me të vërtetë. Jo, as pas pavarësisë së vet, në vitin 2008.
Rrëfimi i Kadaresë “Lutja mbretërore” është vënë në hyrje të vëllimit interesant të fotografive “Kosovo” të autorit Bertrand Cottet. Gjashtë herë ka udhëtuar ai në “kazanin e etnive”, në Ballkan.
Serbë, shqiptarë, romë, boshnjakë dhe çerkezë jetojnë këtu, pak a shumë në paqe, brenda 10 mijë kilometrave katrorë, pak ose shumë në varfëri, pak ose shumë të mbikëqyrur nga ushtarakë, funksionarë dhe shërbime informimi.
– “Specialistë për demokratizim”
Në libër ndodhet një fotografi shumë e bukur, e cila e dokumenton në mënyrë të përkryer këtë gjysmë paqe të mbikëqyrur dhe gjithë situatën e Kosovës në mes të shpresës dhe dëshpërimit, traditës dhe modernes.
Fotografia mban titullin “Qendra e qytetit, Gjilan”, një qytet në juglindje të shtetit të ri, dhe tregon një kabinë shumë moderne telefoni, të vendosur në një fasadë të zhveshur ndërtese në një kënd të rrugës. Skaj kësaj kabine kalojnë disa vajza, me funde të shkurtër dhe me xhinse këtu dhe me shami e kostume, atje – dhe mbi kabinën e telefonit rrinë varur reklamat e avokaturave të ndryshme, përkthyesve dhe fotokopjuesve.
“Juristë nga Estonia, zyrtarë bullgarë, policë teksasianë si dhe “specialistë për demokratizim” nga e gjithë bota angazhohen me entuziazëm për të ngritur “shtetin e së drejtës” ose për të mbikëqyrur privatizimin e ndërmarrjeve të rrëgjuara e të lodhura shtetërore”, shkruan gazetari francez Jean-Arnault Dérens në pasthënien e tij. Dhe tregon po ashtu se çfarë ndodh në të vërtetë në shtetin e vogël, të ri. Se, pavarësisht nga e gjithë vëmendja politike dhe përkatësia etnike, përballë një papunësie prej 50 për qind e vetmja gjë që i preokupon njrëzit atje është mbijetesa. Dhe se njerëzit e këtij vendi të lënduar e ruajnë dinjitetin e tyre.
Ky vëllim fotografish i shkruar në dy gjuhë (gjermanisht dhe frëngjisht) tregon fytyrat krenare të pleqve serbë nga Kosova jugore, të fëmijëve të veshur me tuta (veshje sportive) në një qendër shqiptare banimi, tregon një familje tetanetarëshe rome në Mitrovicë dhe studentet e veshura me shije në Prishtinë.
Një e re rri komode në sallonin e banesës së saj. Ne shohim një këngëtare në gjysmerrësirën e një llambe dhe një vajzë 12 vjeçe, që duket si një e rritur, e veshur hollë, që pozon në një kanape.
– Të bësh një tablo tënden për Kosovën
Ne shikojmë tregjet e kafshëve dhe varrezat e martirëve, skena nga rruga dhe impresione nga manastiret, mbledhje partiake dhe ferma të izoluara, të rrahura nga era. Shohim minare që në mënyrë sfiduese ngrihen nga një lagje qyteti e Prishtinës që i ngjan një parku të trishtueshëm industrial. Dhe ne vështrojmë Fushën e Mëllenjave, njëherë e një kohë e mbytur në gjak dhe sot e mbuluar nga bora e freskët, e bardhë. Një tablo e shpresës dhe harrimit në të njëjtën kohë.
Jo, nuk duhet që domosdoshmërisht të shkosh në Kosovë. Mjafton fare mirë që të shfletosh në këtë album, që të hysh në ëndrrën e këtij vendi dhe t`i njohësh gjakimet e këtyre njerëzve.
Dhe që pastaj të bësh në vetvete një tablo tënden për shqiptarët e Kosovës, serbët e Kosovës dhe të gjithë banorët tjerë të këtij shteti të ri shumëkombësh, jashtë klisheve për viktimat e mjerueshme në vendin e tyre dhe kriminelëve të mëdhenj e të paparashikueshëm jashtë vendit.
Nga “Die Welt” (B.SH.)
http://www.albinfo.ch/sq/node/22828
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply