
Asllan Bushati
“Gazetar të brezit të ri”
Ju udhëtar të gazetarisë
Kur të qëmtoni në gazeta
Ndiqin djalin e Darsisë
Që e ka emrin Dalip Greca
Punë pa hile e dilemma
Gjëra të thëna drejt e në sy
Se ai kurrë nuk tha t’rrena
Vec t’vërteta nji për nji.
Kur të lëvroni gjuhën shqipe
Mos e ndotni me huazime
Dalip Greca i Darsisë
Dhe në amshim do u bëjë qortime.
Në arshiva në tri dekada
Ndritshëm del Dalip Greca
Mos mendoni se u thotë prralla
Bukur ai gëdhend të vërteta.
Kur cfletoni faqe të “Diellit”,
Të Ilirisë a të Republikës
Si një yll në kupë të qellit
Do u del shkrimi i Dalip Grecës.
Merrni shembull a model
Si lëvroi ai fjalën e shqipes
Me drejtshkrimin në themel
E në përmbajtje thelbi dijes.
I përjetëshëm s’është askush
Kalimtar jemi në këtë jetë
Lumi ai që zemrat mbush
Me mirësi shpirt e shëndet.
Dalip Greca ishte i tillë
Gojë ambël e fisnik,
Puna e tij do ndris si yll
Si sot e njëqind vjet.
Lamtumirë o burrë i rrallë
Shembulli i gazetarise
Midis nesh do të jeshë i gjallë
Dalip Greca i Darsisë.
ASLLAN BUSHATI
NY, 16 maji 2022
Burimi/Facebook/Gazeta Dielli


Leave a Reply