Vajtja e Ambasadores amerikane Yuri Kim këto ditë në Prezë, ku e quajti Shqipërinë “toka e Skënderbeut” ishte një sfidë e qartë amerikane ndaj Turqisë pasi në Prezë, shtatë vjet më parë, Erdogan shpalli hapur projektin e tij për neo-otomanizimin e Shqipërisë, që kishte nisur të zbatohej prej disa kohësh.Amerikanët kishin heshtur deri më tani, por e kishin mbajtur gjithçka nën vëzhgim. Dhe sapo Turqia u rebelua ndaj SHBA duke mos u bashkuar me sanksionet kundër Rusisë, si dhe shprehu kundërshtimin që Finlanda dhe Suedia t’ i bashkohen NATO-s, Amerika reagoi ndaj Turqisë, ndër të tjera edhe në Shqipëri.
SHBA në Prezë i tha Erdoganit se duhet të ketë parasysh që edhe për neo-otomanizimin e Shqipërisë duhet leje amerikane. SHBA e ka lejuar në heshtje deri tani që Erdogan të zhvillojë projektin e tij në Shqipëri por gjërat mund të ndryshojnë në moment, si ndëshkim anësor për moskuptimin nga Turqia të realitetit gjeopolitik se ky shtet është provincë e Perandorisë Amerikane. Dhe si e tillë Turqia duhet t’ i bindet SHBA për gjëra madhore si sanksionet kundër Rusisë dhe anëtarësimi në NATO i vendeve skandinave. Varësisht pranimit ose jo të statusit të vasalit të bindur të perandorisë amerikane Turqia mund të ketë leje amerikane që në kuadrin e Perandorisë globale Amerikane të ndërtojë një perandori të vogël neo-otomane pjesë e së cilës të jetë edhe Shqipëria.
Përveç kësaj Erdogan duhet të ketë parasysh se Amerika pret që të ndërpriten linjat e furnizimit të Turqisë me gaz dhe naftë nga Rusia dhe Turqia të blerë gaz të lëngshëm dhe naftë nga SHBA.
Burimi/Kastriot Myftaraj


Leave a Reply