Pas mbledhjes të Komisionit të Rithemelimit, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi do të jenë dy negociatorët e PD për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Berisha tha se konsultimet do të përfshijnë të gjithë spektrin opozitar. Ai po ashtu tha se presidenti i ri duhet të jetë një person politik.
“Do të jenë zoti Luçiano Boçi dhe zoti Oerd Bylykbashi. Këta të dy kanë mandatin e Komisionit të rithemelimit të negociojnë me partitë opozitare në emër të Partisë Demokratike.
“Sigurisht që përfshihet i gjithë spektri opozitar. Kjo nuk ka diskutim. -Të imagjinosh një president jo politik është një absurditet pasi posti i Presidentit është qartësisht politik. Vërtetë nuk është post ekzekutiv po kjo nuk do të thotë që nuk është politik, është përfaqësues dhe politik. Në këtë kontekst çdo parashikim tjetër apo kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar, është i stisur dhe “non sens”. Por në rast se e keni fjalën për kriteret se si i vlerëson kriteret e Alibeat, ka një deklaratë të PD . Janë të dala nga zyrat e Ramës apo Ballës. Është një dokument që nuk ka synim tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do Edi Rama. E keni vënë re së fundmi, sesi procesi më serioz për një vend dhe një shtet u katandis në një proces familjar. Në një anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Edi Ramës. Biles është ndonjëherë më zëdhënës se vetë Rama, se është dhe mentor i Ramës, thotë se si Linda Basha nuk ka kandidat tjetër. Rama u thotë deputetëve të vet që emri im është më i propozuari nga ju. Paçka se e ka propozuar njeri apo jo atë nuk mund ta marrim kurrë vesh. E hidhur është se po trajtohet si një çështje familjare”, u shpreh Berisha.
Shërbimet në e-Albania, Berisha: Taksa e re e qeverisë, qytetarët paguajnë 10 Euro në kancelari
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vendimi i qeverisë për të hequr sportelet dhe për t’i marrë shërbimet në e-Albania është një taksë e re për qytetarët. Sipas Berishës, sot qytetarët paguajnë 10 Euro për të marrë certifikatën në e-albania pasi detyrohen që të paguajnë në kancelari.
“Dua të shfrytëzoj rastin të denoncoj taksën e re që kjo qeveri ka vendosur mbi shqiptarët nëpërmjet e-Albania. Qindra mijëra qytetarë shqiptarë që nuk kanë internet në shtëpi, nuk kanë smartphone detyrohen të shkojnë në zyra për të tërhequr dokumente. Nëse përpara paguanin 5 Euro certifikatën, sot për të kërkuar marrjen e saj nga e-Albania paguajnë 10 Euro dhe kjo është shumë e pandershme.
Sot që projekti i inauguruar u kompletua pas 9 vitesh me ritme breshke, na rezulton se qytetarët që nuk kanë internet, kompjuter në shtëpi detyrohen të paguajnë në kancelari 10 Euro. Kjo duhet të marrë fund sepse është një taksë absurde për tanët”.
Berisha shprehet se aplikacioni është disfunksional.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply