Moj Elsë e Lilës…Ti paske qenë pjesë e fatkeqsisë tonë. E etjës tonë për të arrijtë ata që e zbuluan burimin e ujit – para nesh. Një bimë e varfërisë e ambicjeve tona të tepruara, për të arrijtë ata që filluan vrapin para nesh. Të varfër, të shtypur e të mbyllur që ishim, disa prej nesh shpejtuan, e deshen të hecin më shpejtë së koha, për të arrijtur të tjerët, më pasuri e kënaqsi, por – rrugës se gabuar. Paraja është mjet, e jo kënaqsi Elsa. Liria eshte pasuri. Nganjëherë, kënaqsinë e sjellin gjëra fare të vogla.
Duket sikur ne trupin tënd paskan jetuar dy Elsa. Ajo, elsa artiste, të cilën akoma e duam, dhe Elsa rrebele, e mashtruar, genjyer, manipuluar dhe zhutur ne probleme. Ndoshta ky gabim do të krijoë një Elsë tjetër të cilën e kerkoje vazhdimisht.
Tani prapa grilave këto dy Elsa do të luftojnë dhe besojmë qe Elsa artiste – do të dalë në liri, kurse atë Elsën e dytë – lere brenda. Lirohu prej sajë. Nuk kemi nevojë për te. Aristët janë peng i artit, por edhe peng i publikut. Ashtu si suksesi, edhe gabimi i tyre më i vogël ka jehonë të madhe. Ndaj për gabime i dënon jo vetem ligji, por edhe morali publik, gjykimi i adhuruesëve të të tyre. Ti mund të ishe një Rita Ora, Ermonella Jaho, Dua Lipa, Ana Oksa, një Elsë e respektuar dhe admiruar. E zgjodhe kete rruge, apo to zgjodhi rruga ty ? Po flasim me ty, për të na dëgjuar të tjerët. Sepse, nuk duam qe ata, ose ato, të bëjnë rrëshqitjen tënde.
Kjo është hera e dytë që viktimizon veten për ëndërra. E para ishte politike. Nuk pate nevojë as për ate. Saherë artistët i janë afruar polikes, kanë deshtuar. Sepe, politika eshte e perditshme, kurse arti i perjetshem. Ja deshmia: Tani ti jeton prapa grilave, por arti ytë është i lirë. Këngën “E bukura more” e pelqyem kur nuk dinim për Elsën tjetër. Nuk mund të imagjinonim që brenda teje paska jetuar një Elsë tjetër – sekrete… Këtu, ti i kendove Moresë, të cilën e deshen, kenduan e vajtuan – arbreshët. Tani edhe ti ke një More tëndën, të cilën e humbe. Ajo quhet liri. Disa njerëz ia dijnë vlerën lirisë, vetem pasi ta kenë humbur. Dënoje ti vet, atë Elsën e dytë, sekretive. Mos e lejo – në trupin tënd !.. Lirohu prej sajë, lere brenda, le ta vuan atë që e meriton. Mendo për ata që u burgosën për lirinë e këngës dhe të njeriut. Mendo për Sherif Merdanin, për Jusuf Gervallen, mendo për Justina Aliajn… Ndoshta ata do të inspirojnë që të ndryshojsh përgjithmonë.
Ndoshta, shumë prej nesh kemi nga dy persona brenda vetës. Por duhet luftë e mjeshtri për të lejuar vetem atë, të mirin jashtë, e për ta mbajtë të errëtin brenda. Të fala Elsës artiste, dhe – lerja turpin Elsës së dytë. Njëra prej jush , është akoma e lirë, Elsa – këngëtare. Elsa tjetër paska qenë armiku yt. Bë luftë më te – derisa ta mundish. Nëse fjala jote do të ketë fuqinë e muzikës tënde, atëherë ti do ta mundesh Elsën e dytë , Alter-Elsën. Moj Elsë e Lilës. Çliroje Elsën nga Elsa tjetës!.. Elsa nënë, dhe Elsa artiste ,meriton lirinë, kurse Elsën rebele, dënoje ti vet.
Albumi AK
Burimi/Albumi Akordet e Kosoves


Leave a Reply