Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se qeveria janë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës dhe po presin “të vërteta të dëshmuara” për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të përfshirë në atë që mediat sllovene po e cilësojnë skandal financiar.
Kryeziu është deklaruar kështu në profilin zyrtar të tij në ‘Facebook’, duke potencuar shfajësimin e ambasadorit Berishaj pak më herët.
“Ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë”, thuhet në postimin e zëdhënësit të Qeverisë.
“Duhet të jemi të kujdeshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër. Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza” vijon më tutje postimi i tij.
Përgjatë ditës, ambasadori kosovar ka paralajmëruar padi për median sllovene që raportoi lidhur me skandalin financiar. Në mesin e pëlqimeve në këtë postim u pa edhe ai i Kryeziut.
Ambasadori Berishaj po dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar bashkë me diplomatin slloven, Robert Golob. Sipas mediave sllovene, përfaqësuesi i diplomacisë kosovare në Kroaci i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.
Berishaj njihet si mik shumë i afërt i kryeministrit Kurti. Ai ka qenë ndër të parët që kishte shkuar për të festuar në selinë e LVV’së, pas fitores në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Burimi/gazetametro.net/


Leave a Reply