Presidenti Filip Vujanoviç ka fituar zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.
Kryetari i komisionit zgjedhor, Ivan Kalezic, tha se zoti Vujanoviç fitoi më shumë se 51 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Miodrag Lekic mblodhi vetëm nën 49 për qind në votimin e së dielës.
Para shpalljes së rezultateve të hënën, të dy kandidatët kishin deklaruar fitore në një garë të ngushtë.
Posti i presidentit është kryesisht ceremonial ndërsa pushteti i vërtetë mbahet nga kryeministri.
Koalicioni qeverisës ka qenë në krye të Malit të Zi që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990. Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006.
Mali i zi është duke luftuar papunësinë e lartë dhe korrupsionin ndërsa shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply