Sot në 34 burgjet e Greqisë vuajnë dënimin afërsisht 1.670 shqiptarë, ku 1240 prej tyre ende nuk janë gjykuar.Sot vonesat e tilla me muaj janë kthyer normale duke shkelur çdo të drejtë të tyre.
Por paprecedent është mbajtja e tyre me muaj nga dita e lirimit. Tre muaj më parë Afrim Rexha nga Dibra u lirua me 11 muaj vonese nga dita që duhej të ishte liruar nga burgu. Sot ai është liruar me kusht, duke i hequr te drejten e punës etj.
Nëjse:
Në burgun e Hanias ( burgu i mbyllur) sot u liruan dy shqiptarë S.H nga Peqini dhe E.B nga Elbasani me një vonesë prej 1.5 muaj nga dita e lirimit, ndërsa në burgun e punës ( hapur) vonesat e lirimit janë nga 5-7 muaj.
57-vjeçari Arben Malo nga qyteti i Fierit i dënuar për vjedhje ka 7 muaj që mbahet ende në burgun e punës në Hania edhe pse ai është i sëmurë.
Sipas informacionit shkak për vonesat janë vendimet që priten nga gjykatat përkatëse si dhe burokracia në burgjet.
Një skandal mbarë botëror është rasti i Shaban Safet Veizit i cili vazhdon të vuaj dënimin në burgun e Hanias që nga viti 2004 për 16 kg Hashash, duke vuajtur denimin ne 11 burgje te ndryshme.
Neser do flasim për mbajtjen e jashtligjëshme të shqiptarve ne burgun Koridallos
Burimi/Facebook


Leave a Reply