![]()
Ish-Kryeministrja britanike Margaret Thatcher ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare për shkak të një iktusi.
Gruaja e parë Kryeministre në Britani, kishte probleme me shëndetin e saj prej të paktën 10 vjetësh.
Zëdhënësi i saj, Lord Bell dha lajmin se zonja Thatcher ndërroi jetë për shkak të shëndetit të rënduar. “Me dhimbje të thellë fëmijët e saj Mark dhe Carol Thatcher njoftojnë se nëna e tyre baronesha Thatcher vdiq paqësisht mëngjesin e të hënës”, thotë Bell, duke njoftuar se një deklaratë e plotë do të publikohet më vonë.
Kryeministri David Cameron u shpreh: “Me keqardhje të madhe mësova se Lady Thatcher ndërroi jetë. Ne humbëm një lidere të madhe, një Kryeministre të madhe dhe një shtetase të madhe britanike”.
Edhe mbretëresha Elisabeth ka shprehur keqardhje të thellë për vdekjen e Baroneshës dhe pritet që ajo t’i dërgojë një mesazh privat familjes së saj.
Kohët e fundit ish-Kryeministrja pati një humbje të përkohshme të kujtesës dhe goditje të herëpashershme nga iktuset.
Thatcher kaloi 11 vjet në Downing Street, periudha më e gjatë që një kryeministër ka qëndruar në detyrë në shekullin e 20-të. Në vitin 1990, ndryshimet në lidershipin e asaj kohe,sollën edhe largimin e saj nga ky post, por dy vite më vonë ajo mori titullin Baronesha Thatcher e Kesteven.
Bashkëshorti i saj Denis, ndërroi jetë në vitin 2003, ndërsa fëmijët Mark dhe Carol jetuan jashtë Britanisë. Vëmendja për jetën e saj dhe karrierën politike, rierdhi në mendjen e publikut, kur Hollywood realizoi një film për të, me të madhen Meryl Streep, që interpretoi rolin kryesor.








24-ore
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply