Marrë nga Associated Press
Një incident me armë zjarri përfshiu metronë e Bruklinit në Nju Jork sot në mëngjes në një orë piku të lëvizjes së udhëtarëve. Autori i dyshuar i sulmit qëlloi të paktën 10 persona dhe 6 të tjerë u plagosën.
Përpara se të qëllonte personi i armatosur hodhi tym në metro. Policia vazhdon të jetë kërkim të tij. Autoritetet thanë se asnjë person nuk ndodhet në rrezik për jetën dhe se sulmi nuk po hetohet si terrorizëm, por pa e përjashtuar si mundësi. Zyrtarët thanë gjithashtu se të paktën 16 persona janë plagosur në një mënyrë a një tjetër gjatë sulmit në stacionin e metrosë në lagjen Sunset Park.
Sipas burimeve të shumta të organeve të zbatimit të ligjit në dijeni të hetimeve, informacionet paraprake tregojnë se personi i armatosur që u largua nga vendngjarja, ishte i veshur me një jelek nga ato që përdorin punonjësit e ndërtimit dhe kishte vendosur një maskë anti-gaz.
Fillimisht autoritetet po hetonin rreth njoftimeve për shpërthime në vendngjarje, por policia tha rreth mesditës se nuk ishte në dijeni të ndonjë pajisjeje shpërthyese. Zëdhënësi i kryebashkiakut, Fabien Levy, tha se në vendngjarje u gjetën pajisje të shumta tymuese.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply