Në peshojë
Në Kosovë u bë privatizimi i resurseve ekonomike dhe të ndërmarrjeve shoqërore të ish sistemit dhe deri më sot,asnjëherë nuk pati ndonjë vlerësim se çfarë të mira i afroi në kahet e zhvillimit ekonomik shtetit të Kosovës…?
Në dritën e privatizimit të pasurisë të shtetit të Kosovës,pati edhe mangësi,lëshime dhe devijime të ndryshme,që,edhe sot para qytetarëve dhe punonjësve ka dilema të mëdha:Çfarë u bë me pasurinë dhe me ndermarrjet shoqërore të kohës(Feronikeli në Drenas,Fabrika autopjesëve ,,Ramiz Sadiku,,në Pejë,Fabrika e Amortizatorëve në Prishtinë)?
Si ndodhi që Fabrika e autopjesëve ,,Ramiz Sadiku,,në Pejë u ,,privatizua,,në Turqi dhe tërë makineria më moderne teknologjike u bartë nga Peja në Ankara dhe,më vonë po kjo makineri e dyta në rajon më modernja u transferua në Karagujevc të Serbisë(!).
A është në dijeni qeveria e Kosovës…?!
Parlamenti dhe deputetët e popullit të kërkojnë,që lidhur me privatizimin e resurseve të shtetit të Kosovës të hedhin dritë në seancë plenare dhe të kërkojnë nga qeveria një vlerësim politik dhe profesional se çfarë ndodhi dhe çfarë të mira pati ekonomia e shtetit tonë me rastin e privatizimit të këtyre resurseve të pasura që pati shteti i Kosovës…?
Debati i ashpër politik lidhur me ,,konkursin,,në KEK dhe punësimet…u bë si shkas që,lidhur me privatizimin e resurseve të Kosovës të hedhet dritë në institucionin më të lartë ligjvënës të Kuvendit dhe para deputetëve të popullit!
Çikago,7 prill 2022
Burimi/Facebook


Leave a Reply