6 Marsi e tregoi qarte se te perçare ka pak shance per te mundur Ramen.Debateti rreth te ardhmes se PD fatmiresisht ka gjetur “konsensusin” e gjithe paleve se “bashkimi eshte rruga e vetme “.
Te ben pershtypje fakti qe palet ne debat nuk ndalojne te analiza se nga erdhi kjo krize.
Te pretendosh te gjesh zgjidhjen pa analizuar shkaqet eshte e pakuptimte.
Ne fakt edhe me e pakuptimte eshte te pretendosh ne nje analize reale nga palet qe e shkaktuan.
Pa u futur thelle ne analize, te gjithe e kuptojme se arsyet kryesore te krizes jane thyerja ne vazhdimesi e parimeve baze te demokracise.
Kush i theu, kush mban pergjegjesi ?
Keta qe sot pretendojne ta zgjidhin krizen, deri dje kane qene pjese e strukturave drejtuese dhe vendimmarrese qe e shkaktuan ate.
Rrugetimi i tyre politik kaq vjeçar ka lene gjurme pashlyeshme dhe te pista, oportunizmi dhe servilizmi i tyre u kembye ne mandate per deputet apo pozicioneve ne strukturat drejtuese te PD, kjo coi ne shkelljen e rregullave baze te demokracise, deri te manipulimi i hapur i votes, ncaj te cilesh benin sehir.
Pra ata jane shkaktaret e zhberjes se strukturave te PD dhe rrenimit te besimit ne syte e opinionit publik,
por nga ky proces nuk duan te dalin si pergjegjesit e saj.
Opsionet e zgjidhjeve per hapa pas, largimin e njerit e afrimin e tjetrit, e gjithefare alternativash, duan te anashkalojne kuvendin e dates 11 dhjetor, si ngjarja me e rendesishme politike pothuaj ne gjithe historine e PDSH.
Mos njohja kuvendit te 11 dhjetorit nga njera pale apo anashkalimi i vendimeve dhe frymes se tij nga vete G29, jane te papranueshme.
Pra debati fillon nga njohja e e vendimeve te kuvendit te dates 11 dhjetor, ne te kundert paraqitja e fakteve per manipulim.
Po e njejta gje eshte per kuvendin e dates 18 dhjetor (si kuvend i 1900 ulseve per 5004 delegate), kush jane pergjegjesit per manipulimin e ketij kuvendi, si nje akt kriminal antikushtetues ?!
Ftesa e Doktorit per bashkimin e gjitha ketyre figura jodmeokratike, ne fakt nuk eshte bashkim por nje “aleance qelbesirash”, qe ne thelb nuk ka asnje fije moral. Kjo nuk eshte fryma qe con ne bashkimin e demokrateve por humbjen e besimit te ata dhe te opinioni publik.
G29 i mbaron mandati ne daten 22 mars, se pari duhet te jap llogari para kuvendit per moszbatimin e vendimeve te kuvendit te 11 dhjetorit. Te tregoje cilat ishin objektivat e zgjedhjeve te 6 marsit dhe sa u realizuan ato.
Fryma e votes se lire dhe transparences qe ishte ne themel te kuvendit te 11 dhjetorit, u shkel nga vete G29-ta. Ata jo vetem nuk vune para pergjegjesise manipulatoret te votes brenda PD, por persona te vetedeklaruar si manipulues jane pjese e saj. Kredibiliteti i G29 ne syte e demokrateve ka rene.
E vetmja rruge e zgjidhjes se krizes ne PD eshte nje gare te hapur e transparene me primare ku te garantohet debati i lire dhe ne themel te se ciles qendron vota e lire.
Kjo eshte e vetmja forme bashkimi, çdo forme devijimi nga kjo do ishte katastrofike per te ardhmen e PD, çdo rezultat nga nje gare e besueshme ne mos sjellt me te miren, do i hap rruge nje epoke te re te demokratizimit te PDSH, ngjalljen e besimit dhe bashkimin e demokrateve.
Nese do tolerojme te shkelet fryma e kuvendit te 11 dhjetorit, e meritojme shkaterrimin.
Turp na qofte te gjitheve !
Burimi/Facebook


Leave a Reply