Lulzim Basha u zotua sot se “do të bëjë gjithccka për të bashkuar Partinë Demokratike”! Në fakt e përsëriti këtë aksiomë për të njëmijtën herë që nga 9 shtatori i vitit të kaluar!Por ai e di se nuk bashkon dot më as dy njerëz! Të bashkosh duhet të kesh kredibilitet e besueshmëri! Dikush që i ka gënjyer dhe zhgënjyer njëmijë herë demokratët, nuk mund të bejë as dy gurë bashkë!
Nëse ai dëshiron vërtet të mirën e Partisë Demokratike që i dha atij gjithcka nga vetja e vet, duhet të mos shfaqet më në selinë e saj. Jo të dorëhiqet, sepse është i shkarkuar. Por thjesht të pranojë vendimin e Kuvendit Kombëtar të PD-së të 11 dhjetorit 2021 dhe të rrijë në shtëpi e të merret me bizneset e veta! Kaq i mjafton PD-së për t’u bashkuar!
Burimi/Facebook


Leave a Reply