Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot krerëve e partisë në rrethe për të diskutuar për humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit.
Basha ka deklaruar se ka përgjegjësi për humbjen, por nuk ka plan të jap dorëheqjen. “Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti më të fortë”,- ka thënë Basha.
Pas humbjes së zgjedhjeve, Bashës i kërkojnë dorëheqjen jo vetëm kundërshtarët në parti dhe mbështetësit e Berishës, por edhe njerëzit e tij të afër në PD. Të paktën 10 deputetë të PD që njihen si mbështetës të Bashës dje i kanë kërkuar dorëheqjen në mbledhjen e grupit parlamentar.
Burimi/allnews.al


Leave a Reply