Etnokultura është vetë Kombi dhe populli shqiptar. Mund të themi pa ngurrim dhe të rënë në ujdi kombëtarisht se Etnokultura është ndër thesaret më të çmuara të popullit tonë, është energjia e bashkuar më e dukshme identitare e tij, është patenta kombëtare e trashëgimisë të së kaluarës, e vlerave më të ndritura të së sotmes dhe garancia më e madhe dhe e sigurt dhe për sfidat e së ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë, është ndihma më e vyer e Kombit dhe popullit shqiptar në thesarin e kulturës botërore. Etnokultura ka qenë objekt studimesh prej shekujsh, nga dijetarë, studiues dhe shkencëtarë nga trevat shqiptare dhe të huaja. Me këtë rast shprehim vlerësimin tonë më të lartë për të gjithë ata që dhanë ndihmën e tyre, pavarësisht nga koha, vendi dhe qasja e tyre shkencore. Ky Kuvend, bazuar mbi këtë trashëgimi historiko-teorike-albanologjike ndër shekuj, synon që të përparojë, të zgjerojë dhe të thellojë akoma më tej studimet në këtë fushë, nën dritën e burimeve të reja, të qasjeve moderne dhe të metodave më të përparuara kërkimore e shkencore.
Dr. Ing. Stefan PINGULI
President i Kuvendit dhe Drejtor i Bordit të Akademisë “RRËNJËT TONA”.
Veshja tradicionale e luftëtarëve arvanitas, fustanella burrërore e të cilëve u vodh dhe u deformua si për hajn (theft) nga grekët për ta pasur si veshje kombëtare pas revolucionit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply