Pas Spanjës, edhe Italia ka vendosur të heqë detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e hapura.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka firmosur vendimin e ri për lehtësimin e masave e cila do të hyjë në fuqi më 11 shkurt.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri deri më 31 mars 2022 që është dhe afati i marrjes fund të gjendjes së emergjencës kombëtare shëndetësore.
Ndërkohë maskat do të vijojnë të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura.
Përjashtohen nga ky rregull fëmijët deri në 6-vjeç, persona që kryejnë aktivitet sportiv (si p. sh në palestra), e personat që vuajnë nga patologji të ndryshme.
Burimi/Gazeta Shqip.com


Leave a Reply