Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin që zhvilloi pasditen e sotme me Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se takimi ishte për qëllimin e zhvillimit të finales në Tiranë.
“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHF⚽️ #FairPlay”, shkruan Kryeministri.
Burimi/gazetamapo.al/


Leave a Reply