#WeRemember #NeverAgain janë dy hashtag-ë që më shumë i drejtohen të ardhmes sesa të shkuarës. Kujtesa për Holokaustin është ftesë për reflektim mbi një ligësi që lindi nga fjala dhe rrëfenja e rreme për hebrenjtë – që dikur edhe pse pa hapësirën digjitale,- tregoi se e keqja shpërndahet shpejt në çdo kohë e sistem.Rrëfenja e rreme për hebrenjtë rezultoi në një nga tragjeditë e pashembullta për njerëzimin
Në thelb, preludi i Holokaustit ishte pasiviteti ndaj politikave ekstremiste dhe joshjes ndaj populizmit të asaj kohe!
Ne shqiptarëve marrëzia e Holokaustit na vuri në test përballë historisë, vlerave dhe dashurisë për jetën. Atdheu ynë u shndërrua në një strehë të sigurtë për hebrenjtë në Europë.
Sot, teksa nderojmë viktimat e pafajshme që humbën jetën për shkak të Holokaustit, duhet të mos harrojmë mësimin që na jep historia, sidomos për gjeneratën e re, e cila ka “fatin” që përmes memories kolektive të ketë ndjeshmërinë dhe informacionin për të parandaluar që e shkuara të shfaqet si farë e keqe
Burimi/Facebook


Leave a Reply