Teksa në studion e Opinion në Tv Klan po diskutohej për debatin Armand Duka-Erion Veliaj lidhur me zgjedhjet në FSHF, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu njoftohet se në Durrës ka patur një shpërthim.
Sipas informacioneve paraprake, thuhet se shpërthimi me lëndë eksplozive ka ndodhur në afërsi të banesës së Armand Dukës.
Nga shpërthimi ka patur dëme materiale dhe asnjë person nuk ka pësuar dëmtime. Sipas informacioneve paraprake, tritoli i vendosur ka qenë në sasi të vogël.
Burimi /tvklan.al


Leave a Reply