Shuhet në moshën 74-vjeçare ikona e ekranit të RTSH Vladimir Grillo. Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh. Me mbi 40 vjet eksperiencë në ekranin, ai ishte kthyer në një ikonë të gazetarisë televizive sportive.
Ylli Pata: Lad Grillo, imazhi sportiv i televizionit ‘pa klithma’ – rrëfime të tij që nuk duhen humbur
Vladimir Grillo, ikona e gazetarisë sportive në Shqipëri, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Komentatori sportiv, i cili për më shumë se 40 vite ka qenë pjesë e RTSH-së, dallohej për fjalorin e zgjedhur e fjalët profesioniste teksa komentonte ndeshjet. Me një zë karakteristik, profesionalizëm, njohje të thellë të sportit dhe problemeve shqiptare, ai ka realizuar mijëra orë komente ndeshjesh kombëtare dhe ndërkombëtare, për të gjitha sportet.
Gazetari i sportit Defrim Methasani, i cili ka ndarë 25 vite punë së bashku me të, teksa i shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Vladimir Grillos, thotë se sëmundja e rëndë rrëzoi mjeshtrin e fjalës.
Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën’-shkruan gazetari Defrim Methasani.
Burimi/shqiptarja.com/


Leave a Reply