“Revolucioni s’ndalet, të hënën në protestë kombëtare”
Në përfundim të referendumit të mbajtur në anëtarësinë e Partisë Demokratike të shtunën, ish-kryeministri Sali Berisha e ka shpallur rezultatin nga oborri i selisë blu i ishin mbledhur mbështetës të shumtë të tij.
Berisha tha se kjo eshtë një ditë historike për demokracinë. Berisha nënvizoi rezultatin në njësinë 8 në Tiranë e njohur si zona e Lulzim Bashës në zgjedhje. Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha, Berisha e cilësoi si anti-Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Berisha hodhi poshtë edhe deklaratat e Bashës se ka pasur dualitet në drejtimin e partisë. Një shigjetim e pati edhe për kryeministrin Rama.
Berisha ftoi demokratët të mblidhen të hënën në selinë blu në një protestë kombëtare kundër “Open Balkan”. Më herët vetë Berisha zgjodhi për të votuar në kryeqytet në një qendër të vendosur në një lokal që nuk duket i përzgjedhur rastësisht për emrin që mban.
Burimi/Tv Klan


Leave a Reply