Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka folur me superlativa për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në një ceremoni që po mbahet në Nju Jork, Clinton ka vlerësuar Ramën me çmimin e rëndësishëm të “Pionerit Global”.
“Kësisoj, është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’ju prezantoj dikë të cilin e admiroj, të cilin kam patur privilegjin ta njoh, karrierën e të cilit e kam ndjekur me interes dhe admirim të madh, udhëheqja e të cilit është simbol i një misioni të përbashkët, atë të ngritjes së grave dhe vajzave. Tani, mjaft udhëheqës ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm të bënin shumë.
Edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin shumë të vogla. Megjithatë, pati një numër të vogël – dhe, për fat të keq, kaq janë, një dorë e vogël – udhëheqësish, që u shprehën të gatshëm në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është Kryeministri Edi Rama”, tha Clinton para personaliteteve të rëndësishme nga gjithë bota.
Ajo foli dhe për strehimin e afganëve në Shqipëri.
“Në krye të kësaj është kryeminitri Edi Rama. Kryeminsitri Rama kuptoi thuajse instiktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën. Të thoshte “Po”. Rama u hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani, kryesisht gra në nevojë. Falë qeverisjes së tij më shumë se 1,000 afganë janë të sigurtë në Shqipëri. Kur e mora në telefon për ta falenderuar, ai u përgjigj shumë natyrshëm “çfarë tjetër duhet të ksihim bërë”, tha Clinton.
Ish-kandidatja për presidente e SHBA foli dhe për mandatin e tretë të Ramës dhe i dha çmimin.
“Kryeministri Rama shënoi një rekord historik duke emëruar numrin më të madh ndonjëherë në Shqipëri të grave në qeverinë e vendit. Mbi 70 për qind e ministrave të kabinetit të tij qeveritar janë gra dhe disa prej tyre gjenden këtu këtë mbrëmje – partnere të barabarta në përpjekjen për të formësuar vendin të cilit i shërbejnë.
Ai vazhdon ta vendosë barazinë gjinore në qendër të agjendës së qeverisë së tij dhe të ngrejë zërin kundër dhunës gjinore dhe krah forcimit të pjesëmarrjes ekonomike të gruas shqiptare.
Në një kohë kur në mbarë globin tonë të drejtat dhe siguria e grave janë në momente të vështira, angazhimi i Kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe për afganët e të tjerët duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar. Kam nderin e madh ti jap Çmimin e “Pionerit Global” kryeministrit Rama”, përmbylli Hillary Clinton.
Burimi/newsbomb.al/


Leave a Reply