Zarf në shtëpinë e Big Brother VIP, të gjithë banorët shpërthejnë në lot (FOTO) Zarf në shtëpinë e Big Brother VIP, të gjithë banorët shpërthejnë në lot (FOTO) Zarf në shtëpinë e Big Brother VIP
Big Brother Albania është realizuar 9 herë gjatë 13 viteve në Top Channel, nën moderimin e Arbana Osmanit në 8 prej tyre dhe vetëm 1 nën prezantimin e Ledion Licos. Këto edicone nuk janë mbajtur cdo vit por me ndërprerje, për tu rikthyer me Big Brother Albania 10 në formatin e ri “VIP”. Cmimi fitues ka nisur me shumën 50 mijë euro në vitin 2008 dhe për herë të fundit 100 mijë euro në vitin 2017 , vit kur formati u bë me cifte.
Gjatë ditës një zarf i ri ka ardhur në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ditë më parë Donaldi realizoi portretin e Ismail Qemalit në një çarçaf, derisa vendosi bashkë me banorët që ta nxjerrin në një ankand, dhe paratë e mbledhura të jepen për bamirësi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në zarfin që lexoi Donaldi, kjo gjë u aprovua nga Big Brother, derisa të gjithë shpërthyen në lot nga gëzimi.
Ata morën vendim që me paratë nga shitja e këtij punimi të realizuar nga Donaldi, t’i ndihmojnë tre fëmijë autikë.
Ata donin të ndihmonin gjithashtu edhe disa fëmijë të tjerë, të cilët nuk kishin prindërit, por kjo u mundësua nga vetë Big Brother VIP.
Burimi/gazetaime.net/


Leave a Reply