
NUK RIShKRUHET HISTORIA SIPAS DËShIRAVE TË TË TJERËVE
Nji EMISAR I RI N’DERË M’TROKET
Edhe pse ende nuk ka dalë prandvera
Ernat e vjeshtës kanë ngritur krye
Do re t’zeza po ma zanë kët djell
Pa u ba stina koha don me m’u kthye
Zgjohem papritmas nga nji andërr e trisht
Shkundem e përkundem mes djepash të Fisit
Shkeli sinorit deri atje ku m’është i brishtë
Udhtoj historisë teme nëpër deg’t e Lisit
Kush po ngren pluhen’kët ditë me djell?
Kush po ma mjeg’llon qjellin tem t’kthjellun?
Çuditem dhe pyetem nga e merr kët zell’!?
Kush va jep të drejtën me m’shkel n’arën e mbjellun?
Mos mi gërvisht plag’t ende qi s’m’jan thamun
Mos ma përgjak trupin me therje të reja
Nuk duron ma zemra vaje edhe t’qamun
Qe tre mij vjet nga rapsodi m’këndohet epopeja
Do terzi te ri, Ballkanit shlirshëm po gjezdisin!
Pa marrun leje prej vendalisë përse po e mërzisin?
Promovojn nji modë t’re, ne për me e veshun
Stofnat janë tonat dhe qepja prej Azie
Nuk i rrinë mirë shqiptarit shallvare Turkie
Po vesin Yjet e kombit për t’veten historinë
Vallë ku janë penat e arta të Shqiptarisë?
Jehonën e betejave dhe luftave me buj
Trupin nga Çam’ria dhe kokën në Kruj’
Krahët nga Kosova e deri n’Luginë
Ta përshkrujn Iliridën s’bashku me Malsinë
Si në kohë të moçme dhe tani t’i vijnë, qi
Asnji dorë e zezë, asnji bojë n’letër
Historinë nuk do mundet për me ndryshue
Ate qi me jetën e vet dhe gjakun e derdhun
Vetë shqiptari qe pesëmijë vjet asht tue e shkrue.
© Kasam ShAQIRVELA
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply