
Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit, që shfaqet kryesisht gjatë tri viteve të para të jetës dhe
ndikon në aftësinë e fëmijës për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët. Autizmi përkufizohet nga një
set i caktuar sjelljesh dhe është ‘një spektër i gjërë çrregullimesh’ që ndikon tek fëmijët në mënyra të
ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Nuk njihet ndonjë shkak i përcaktuar, i vetëm për autizmin, por rritja
e përgjegjshmërisë, si edhe sensibilizimi mund t’i ndihmojnë familjet sot.
Dallojmë tri lloje çrregullimesh të spektrit të Autizmit.
1. Çrregullime të Autizmit – personat me çrregullime të Autizmit kanë mungesa të mëdha në zhvillimin e
gjuhës, sjellje dhe interesa jo normale, vështirësi në marrëdhëniet sociale dhe shumë individë kanë edhe
çrregullime të intelektit.
2. Sindroma Asberger – këta individë kanë karakteristika të njëjta me crregullimet e Autizmit por nuk kanë
probleme me të folurin dhe intelektin.
3. Çrregullime pervasive të zhvillimit – individë që kanë disa elementë të crregullimeve të Autizmit dhe
Asberger, por jo të gjitha karakteristikat. Në këtë grup simptomat janë më shumë në aspektin shoqëror dhe
të komunikumit.
Shenjat që çdo prindër duhet t’i dijë:
– Mungesë ose vonesë të gjuhës së folur
– Nuk i përgjigjen emrit deri në moshën 1 vjeç.
– Përdorim i përsëritur i gjuhës
– Përdorim i përsëritur i veprimeve (përplasje duarsh, rrotullim objektesh, etj.)
– Pak ose aspak shikim drejt e në sy
– Mungesë interesi për marrdhëniet me bashkëmoshatarët
– Nuk di të luaj me lodrat
– Mërzitet nga ndryshime të vogla që mund të ndoshin
– Reagojnë ndaj zhurmave, erërave, pamjes ose kontaktit me diçka
– Fiksim i vazhduar në pjesë të veçanta të objekteve apo sendeve
– Fëmija rreth moshës 12 muajshe as nuk belbëzon as nuk kuis
– Fëmija rreth moshës 12 muajshe nuk përdor nuk tregon me gisht, nuk përshëndet me dorë,
– Fëmija rreth moshës 16 muajshe nuk thotë fjalë të vetme apo të veçanta
– Fëmija rreth moshës 24 muajshe nuk thotë vetë shprehje me dy fjalë
– Fëmija fillon të humbasë gjuhën apo edhe aftësitë sociale.
Sjelljet karakteristike të çrregullimeve të spektrit të autizmit mund të jenë të dukshme në foshnjëri (18 – 24
muaj), por ato zakonisht bëhen më të dukshme gjatë moshës 24 muajshe deri në 6 vjeç. Studimet
shkencore tregojnë, se, nëse autizmiidentifikohet shumë shpejt dhe individi fillon përnjëherë të përfitojë nga
metoda të specializuara kurimi dhe edukimi, jeta e individëve me autizëm ndryshon në mënyrëdrastike për
më mire. Në asnjë mënyrë nuk duhet pritur deri sa të merret një përcaktim përfundimtar e zyrtar i diagnozës.
Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të gjithë fëmijët të egzaminohen për autizëm nga mjeku
pediatër, dy herë deri në moshën 2 vjeç, një herë kur janë 18 muajsh dhe përsëri kur bëhen 24 muajsh.
Por, meqënëse simptomat e çrregullimit ndryshojnë shumë, fëmijës që mund të ketësimptoma të tilla apo
sjellje të tilla duhet patjetër t’i bëjnë vlerësime të mëtejshme një ekip ekspertësh.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply