
Por kujdes me genjeshtrat se kane dhe pasoja te tilla !
Përsa i përket gënjeshtrës së 1 prillit nuk dihet në të vërtetë origjina e kësaj gënjeshtre, por rreth kësaj ekzistojnë mendime të ndryshme.
Disa thonë se buron nga festat e pranverës, ku nata dhe dita janë të barabarta, më 21 mars.Disa të tjerë thonë se ky bidat ka filluar në Francë, në vitin 1564, pasi është caktuar kalendari i ri, kurse ai që e refuzonte këtë kalendar të ri, më 1 prill talleshin njerëzit me të dhe e nënçmonin.
Të tjerët thonë se buron në shekujt e hershëm dhe nga festat idhujtare, me fillimin e pranverës, ndaj e konsiderojnë si mbeturinë e ritualeve idhujtare etj.
Disa kësaj dite i thonë peshku i prillit, pasi dielli kalon nga shenja e peshkut në shenjën që vijon.
Disa e lidhin me vuajtjet e Jezusit të cilët mendojnë se Jezusi është kryqëzyar më 1 prill.
Disa te tjere këtë ditë e quajnë dita e të gjithë budallenjëve dhe mendjelehtëve, siç e quajnë anglezët, ndaj ai që u beson gëneshtrave që i përhapin e qeshin dhe tallen me të.
Për herë të parë kjo gënjeshtër në gjuhën angleze është përdorur në një revistë ku më 2 prill të vitit 1698 shkruante se me disa njerëz kanë pranuar ftesë që më 1 prill të marin pjesë në aksionin e larjes së të zijnëve te kulla e Londrës.
Në prill ka ndodhur edhe kjo. Gazeta “Iven star” ka publikuar në Mars të vitit 1746 se më 1 prill do të ketë ekspozitë të gomarëve në dhomën e bujqësisë në qytetin Aslenxhton. Atë ditë u mblodhën shumë njerëz që të marin pjesë në këtë ekspozitë. Pritën për një kohë të gjatë, mirëpo s’doli asgjë. Pyetën se kur do të fillojë kjo ekspozitë, por nuk morën përgjigje dhe kështu kuptuan se vetë ata janë ata gomarë!
Disa kanë shkruar në lidhje me origjinën e kësaj gënjeshtre duke thënë se shumë prej nesh e feston (përjeton) atë që quhet si “1 prilli”, ose siç njihet ndryshe si “Dita e gënjeshtrave”, por që përkthimi i saktë i saj është “Dita e mashtrimit”, mirëpo sa prej nesh e dinë të fshehtën e
hidhur që fshihet pas kësaj “ditëfeste” ?!
Ndodhitë e kësaj feste janë të shumta: dikush është lajmëruar se i ka vdekur baba apo nëna apo ndonjë i dashur e ky nga mërzia s’ka mundur të përballoj dhe ka vdekur. Tjetërin e kanë lajmëruar se është përjashtuar nga puna apo se familja e tij ka pas një ndeshje automobilistike e ky nga tronditja është paralizuar. Dikënd tjetër e kanë gënjyer se gruaja e tij është parë duke shkuar me njërin, kjo ka rezultuar me vrasjen e gruas apo shkurorzimin e saj etj.
Nje histori e shkurt me pasoja te renda…

Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply