Lideri historik i demokratëve, ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pak më parë në Dibër, për ‘Foltoren’ e radhës.
Ai është pritur me brohorima dhe entuziazëm, nga qindra demokratë të cilët janë mbledhur para Pallatit të Kulturës ku do të mbahet takimi.
Ndryshe nga takimet e tjera, Berisha ka preferuar ta bëjë në këmbë pedonalen e qytetit, deri në mbërritjen tek foltorja.
Ky është takimi i dhjetë i Berishës, pas atij në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër, Kukës, Elbasan, Gjirokastër e Korçë.
Burimi/CNA.al


Leave a Reply