Anëtarët e VMRO DPMNE-së në KSHZ me ndihmën e anëtarit të PDSH-së, Bedredin Ibrahimi kanë vendosur që të dielën e ardhshme të ketë rreth të dytë edhe në Komunën e Çairit. Ky vendim është sjellë pas ankesës së PDSH-së për parregullsi në 13 vendvotime. Sipas kodit zgjedhor, nuk do të ketë rivotime në këtë komunë, por drejtpërdrejt do të shkohet në raundin e dytë, pasi që kandidati i BDI-së, Izet Mexhiti i shpallur si fitues nga KSHZ-ja që në raundin e parë, tanimë humb cenzusin prej mbi 50 për qind dhe me këtë do të shkojë në raundin e dytë me kundër-kandidatin nga radhët e PDSH-së, Muhamed Thaçi.
“Për Komunën e Çairit ka pasur kundërshtim nga PDSH-ja për simulimin dhe çështjen e rezultatit të përgjithshëm në 13 vendvotime. Nga ajo që ne kemi konstatuar, ka pasur çështje teknike në shumimin e rezultateve në këto 13 vendvotime, dhe si epilog kandidati i BDI-së Izet Mexhiti nuk kalon në rrethin e parë për shkak se për afër 2% ka zbritje në numrin e votave, nga ajo që kemi konstatuar më parë”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.
Siç mësohet aleanca e anëtarëve të PDSH-së dhe VMRO DPMNE-së në KSHZ vjen pas pakënaqësisë së partisë së Gruevskit nga refuzimi i ankesave për Kërçovën por edhe votimit kundër prishjes zë zgjedhjeve në tri vendvotime në Strumicë nga anëtari i BDI-së në KSHZ, Subhi Jakupi. Në Strumicë do të ketë rivotim falë votës pro që ka dhënë si mbështetje anëtarëve të VMRO DPMNE-së, Bedredin Ibrahimi. Inati politik ka ndikuar edhe në prishjen e një vendvotimi në Dollnen nga anëtarët e VMRO DPMNE-së dhe atij të PDSH-së për tu kontestuar pjesëmarrja e kandidatit të BDI-së në rrethin e dytë bashkë me atë të VMRO DPMNE-së. Benjamin Arifi
Alsat-M
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply