Pas arrestimit të 53 vjecarit Albert Goskolli për ngacmin seksual të një vajze vetëm 13 vjec, në dritë ka dalë edhe një letër që a ii kishte dërguar të miturës. Në të a ii shprehte asaj dashurinë duke u munduar ta joshte.
“Tashmë më ke hyrë në zemër.E di që diferenca e moshës mund të të frikësojë,por nuk kam ç’të bëj, ti më ke hyrë në zemër. U bë kohë që unë të shoh dhe ndjej për ty, ndaj të lutem të më japësh një mundësi.Pa ty nuk mund të jetoj dhe nëse ti nuk më pranon , nuk e di se çfarë do mund të bëj; por jam i vendosur që ti të më duash ashtu siç të dua unë ty. Nuk arrij të mendoj për askënd tjetër veçse për ty,nuk gjej më ngrohtësi dhe qetësi askund tjetër veçse për ty , , ndaj të lutem gjeje mundësinë dhe më tako, sepse ndjenja që kam për ty është është shumë e fortë dhe serioze. I yti Alberti”, i shkruan ai vajzës.
Vajza pas marrjes së letrës ka treguar në familje, dhe prindëit kanë bërë denoncimin në Policinë e Korçës. Pas arrestimit, Goskolli baba i dy fëmijëve e ka pranuar këtë fajt para uniformave blu, se pavarësisht se ishte I martuar dhe kishte një familje, ushqente një simpati ndaj vajzës. “Nuk i kam bërë presion dhe as kam tentuar të përfitoj prej saj, por pëlqimin që kam ia bëra të ditur pëmes letrës , me shpresën se dhe ajo mund të ndjente diçka për mua”, ka thënë ai në polici./alb-observer.com/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply