Replikat mes dy demokratëve duket se nuk do të ndalen. Pas ironizimit të deputetit Ervin Salianji duke thënë se nuk e njihte aktivisten e Partisë Demokratike Evi Kokalarin, ka reaguar dhe kjo e fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kokalari nuk e ka kursyer Salianjin, teksa i ka thënë se nëse do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte.
“O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjtur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruan ajo.
Burimi/newsbomb.al/


Leave a Reply