Do të kërkohen ndryshimet në statut dhe mbajtja e referendumit brenda PD-së
Ky është formulari që po firmoset nga demokratët për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar,pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.
Në këtë formular thuhet se PD ndodhet në kushte të rënda demokracie, pasi nuk është respektuar statuti dhe se janë injoruar forumet vendim marrëse në parti.
Dhe pse ende nuk ka një datë se kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, në rendin e mbledhjes parashikohet miratimi i ndryshimeve statutore si dhe analizimi i qëndrimeve të Bashës ndaj forumeve të partisë.
Një tjetër pikë e përfshirë në agjendën e Kuvendit Kombëtar është marrja e vendimeve sipas ndryshimeve që do të bëhen në statut dhe më pas anëtarët e PD-së do të thirren në referendum për të miratuar vendimet e Kuvendit Kombëtar. Kuvendi mendohet të përcaktojë edhe aksionin politik të PD-së.
Kuvendi Kombëtar do të mund të mbahet pas mbledhjes së 1500 firmave të delegatëve të kësaj strukture. Nga ana tjetër, kreu i demokratëve Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit për të shqyrtuar vendime të SHBA.
Burimi/Klan News


Leave a Reply