Berisha akuzon Bashën edhe për Portin e Durrësut: Ka afera të përbashkëta me Ramën tek sipërmarrësi
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për afera në projektin e Portit të Durrësit, të prezantuar disa muaj më parë nga Kryeministri Edi Rama.
Nga Durrësi ku mban Foltoren e radhës, Berisha tha se Basha ka afera të përbashkëta me Kryeministrin Rama me sipërmarrësin e projektit të Portit të Durrësit.
“Ne jemi vend anëtar i NATO. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO janë objekte strategjike me të cilat çdo vend është i detyruar të akomodet, të miratohet, të marrë pëlqimin nga aleanca e Atlantikut të Veriut, kështu që mund t’u them ndonëse do të kenë dhimbje të madhe si krye kreu i Meduzës, siç i them unë Edi Ramës, dhe pengu i tij, se i kanë më duket aferat të përbashkëta tek ky sipërmarrësi, por porti do të mbetet port i Perëndimit. Nuk kemi ne, me asgjë s’mund të luajmë ne me identitetin tonë”, deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha kur u pyet se çfarë mendon për projektin e Portit të Durrësit.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply