Interneti në mbarë botën është ngadalësuar për shkak të asaj që ekspertet e sigurisë e përshkruajnë si sulmin më të madh kibernetik të kësaj natyre në histori.
Pasojat me te mëdha i kane pasur shërbimet popullore si “Netflix” dhe ekspertet druhen se situata mund te përshkallëzohet deri ne atë pike sa te preken edhe sistemet bankare dhe ato te email-it.Mosmarrëveshjet mes nje grupi qe lufton mesazhet e padëshiruara elektronike dhe firmave mikpritëse kane shërbyer si nxitje për sulmet hakmarrëse qe po prekin te rrjetin ne mbare globin.
Ekipe te luftes ndaj krimit elektronike ne pese vende te ndryshme kane nisur hetime mbi sulmet shqetësuese. “Spamhaus”, një grup me zyra ne Londër dhe Gjeneve, është organizate jofitimprurëse qe synon te ndihmoje filtrimin e spameve nga posta elektronike.
Se fundi, ajo ka bllokuar serverët e mirëmbajtur nga “Cyberbunker”, nje web-sajt holandez i cili përcjell çdo lloj materiali, me përjashtim te atyre te lidhura me terrorizmin dhe pornografisë se te miturve.
“Cyberbunker” reagoi ashpër duke thënë se “Spamhaus” po abuzonte me pozicionin e saj dhe se nuk duhet lejuar te vendose “çfarë kalon apo jo ne internet”.
“Spamhaus”, nga ana tjetër pretendon se pas sulmit kibernetik qe ka ngadalësuar internetin neper bote, qëndron pikërisht “Cyberbunker” ne bashkëpunim me “bandat kriminale” nga Europa Lindore dhe Rusia.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply