Një numër në rritje i republikanëve, duke përfshirë guvernatorë shtetesh, janë zotuar të ndërmarrin veprime ligjore kundër masave gjithëpërfshirëse të Presidentit Joe Biden për vaksinimin e detyruarkundër COVID-19.
Vaksinimi i detyruar mbështetet nga 60 për qind e amerikanëve, sipas një sondazhi të fundit nga Axios-Ipsos.
“Mbështetja e shumicës fsheh ndarje shumë të thella partiake, ku mbi 80 për qind e demokratëve dhe mbi 60 për qind e të pavarurve mbështesin vaksinimin e detyruar, por vetëm rreth 30 për qind e republikanëve e mbështesin atë, duke refletuar ndarjen e vazhdueshme për çështje që lidhen me COVID-in”, thotë Chris Jackson nga kompania Ipsos.
Vendimet për kufizimet gjatë pandemisë vunë në rrezik të ardhmen politike të guvernatorit demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili u përball me zgjedhje të postaçme për ta shkarkuar, por që arriti të mbijetojë.
“Ne i thamë po shkencës, vaksinave dhe përfundimit të kësaj pandemie”, tha Guvernatori Newsom.
Ai arriti të fitojë në zgjedhje me një diferencë të madhe, por vetëm pasi demokratët kryesorë përfshirë Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Kamala Harris shkuan në Kaliforni për të ndihmuar fushatën e tij.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply