
Ndonjëherë duket sikur nuk e pëlqejmë shumë veten tonë. Të paktën kështu duket kur dëgjoni njerëz që kur thonë që “Sa budalla që jam” ose “Po përse jam kaq idiot?”. Me siguri që edhe ju e keni thënë një gjë të tillë ndonjëherë. Në fakt, megjithëse të gjithë e duam veten tonë, nuk mendojmë gjithmonë për atë që themi dhe se do të ndikojë jo vetëm në gjendjen tonë shpirtërore, por edhe se si të tjerët e perceptojnë. Sa më shumë që ti thoni vetes se jeni budalla, idiot, i shëndoshë, i shëmtuar apo ndonjë diçka tjetër negative si këto, aq më e thjeshtë do të bëhet që ndërgjegja juaj ta besojë një gjë të tillë. Kur kjo gjë të ndodhë, çfarëdo që mendja juaj të mendojë, do ti paraqisni botës një imazh shumë negativ. Kjo mund të ketë një ndikim shkatërrues në shëndetin dhe kamjen tuaj, si dhe në imazhin që keni për veten gjithashtu. Lajmi i mirë, mund të ndryshoni mendimet tuaja për veten duke ndryshuar mënyrën se si flisni për të. Shikoni atë që thoni dhe se si e thoni, nëse është me zë të lartë ose thjesht një mendim. Sa herë në ditë e kapni veten duke thënë gjëra që do t’ju dukeshin shumë lënduese nëse do t’jua thoshte dikush tjetër? Në momentin që të kuptoni se po mendoni një mendim negativ, zëvendësojeni menjëherë me diçka pozitive. Gjeni diçka të mirë në çdo situatë ku normalisht do të ishit shumë të mërzitur dhe jepini vetes vlerësimin që meritoni. Kjo funksionon edhe kur nuk jeni të përqëndruar tek vetja. Nëse do të mundeni të gjeni nga një mendim pozitiv, edhe nëse do t‘ju duhet pak punë për të bërë, do të filloni që të shikoni vetëm aspektet pozitive të çfarëdolloj sfide me të cilën do të merreni. Marifeti, nëse do të mund ta quajmë kështu, është që të siguroheni që po e shikoni veten dhe po praktikoheni duke e dashur veten çdo ditë. Edhe kur të jeni duke bërë punët e shtëpisë si duke larë enët apo duke ecur me qenin nëpër lagje, sigurohuni që të gjeni disa minuta për të menduar mirë për veten. Nëse do të jeni në ndonjë situatë stresuese ose të mbushur me negativitet, përpiquni për disa sekonda të gjeni aspektet tuaja pozitive. Nëse do të shikoni që do të dalë diçka e mirë nga kjo gjë, shikojeni situatën më me objektivitet dhe gjeni disa fjalë të bukura për tja thënë vetes. Përdorimi i pohimeve mundet që t’ju ndihmojë që ju të përmirësoni atë që flisni me veten. Ti ripohoni vetes vazhdimisht që jeni inteligjent, të bukur, të fuqishëm, dhe pozitiv është një mënyrë e mirë për ti larguar përgjithmonë nga mendimet tuaja. Kur të perfeksiononi artin e të folurit mirë për veten do të ndiheni më pak të stresuar, me plot energji dhe pozitivitet.
Qendra e Mendimit Pozitiv
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply