Sipas Mustafa Nanos ata që janë kundër ardhjes së Goran Bregoviçit në Shqipëri janë të ngjashëm me talebanët. Në statusin e tij të botuar dhe në disa media, me titull “Talibanë, zhdukuni nga faqja ime!”, Mustafa Nano shtjellon këtë pikëpamje duke bërë edhe një përshkrim të gjatë të luftës së sotme në Afganistan.Në të vërtetë Mustafait nuk i del mirë llogaria me këtë krahasim. Kënga më e famshme e Bregoviçit, ajo e cila quhet “Kallashnikov” ka si titull zyrtar “Cigani! Juris!!!”
Që në shqip do të thotë: “Ciganë! Në sulm!!!” Fjala “Juris” ka hyrë në serbisht dhe në gjuhë të tjera ballkanase nga turqishtja. Në gjuhën shqipe ka hyrë në trajtën “jurish” në veri dhe ”yrysh” në jug.
Në këngën e mësipërme Bregoviç vihet në rolin e komandantit të një turme ciganësh të armatosur me kallashnikovë dhe iu jep urdhër për sulm. Kundër kujt?
Dihet se serbët i përdorën masivisht ciganët si një forcë bashkëpunuese për të kryer spastrim etnik dhe gjenocid në luftrat në ish-Jugosllavi dhe posaçërisht në Kosovë. Duke u nisur nga ky fakt kënga e Bregoviçit fiton një kuptim bashkëfajësie.
Talibanët mund të portretizohen më së miri simbolikisht si një grup ciganësh me kallashnikovë që sot janë duke kryer sulmin e radhës në Afganistan. Pra kur Bregoviç këndon “Cigani! Juris!!!” ai ngjan si një komandant taliban që jep urdhërin për sulmin, ndërsa turma e shikuesve të tij në shesh ngjajnë si turmë luftëtarësh talibanë.
A nuk duhet që Bregoviç, mbreti i muzikës cigane të përzgjedhë për të kënduar një këngë korçare me rastin e pjesëmarrjes së tij në një koncert në këtë qytet? Si një njeri që është lindur dhe rritur në Korçë, unë do të sugjeroja një të tillë. Kënga më e përshtatshme, duke pasur parasysh parapëlqimin e Bregoviçit për motivet cigane do të ishte një këngë e ciganëve të Korçës, e njohur si kënga e Mustafait që rend për paçe. Mustafai ishte një cigan të cilin e kishte nisur gruaja për të blerë disa gjëra për shtëpinë, si bukë, sapun etj. Gjithsej gruaja i kishte dhënë 115 lekë. (të vjetër, siç bëhej llogaria në atë kohë por edhe sot)
Rrugës Mustafai takoi një shok i cili i dha një lajm që përmbysi planin e tij. Ja si thotë kënga:
“Mustafa, Mustafa!
Te Kulla e Hirit kanë dalë paça!”
Kulla e Hirit ishte një lagje e ciganëve në Korçë. Paçe quheshin të brendshmet e bagtive që nuk pëlqeheshin dhe rëndom bliheshin lirë nga ciganët. Tjetri i ofroi një marrëveshje Mustafait (atij të këngës). Nëse Mustafai blinte një shishe vodkë, ai do të blinte paçatë.
Kënga tregon llogarinë që bënte Mustafai me vete.(në dialekt korçar)
“Shishja e vodkës 115 leka,
Ky sapuni 15 leka…”
Si përfundim Mustafai vendosi për vodkën.
Për mendimin tim, kjo këngë është poshtëruese për ciganët por jo më pak se kënga e Bregoviçit “Cigani! Juris!!!”
Mustafa Nano sillet si ai cigani që zgjodhi paçet në vend të sapunit dhe në rastin e Mustafa Nanos bëhet fjalë për “paçe” sorosiane. Sepse duhet ditur që Mustafa Nano të gjitha këto që thotë dhe shkruan në mbrojtje të Bregoviçit i ka fjalë të blera me para sorosiane. Ashtu si emisioni i tij “Provokacija” i cili nisi si një projekt i paguar nga zyrat e posaçme të Bashkimit Europian me qëllim për të sjellë ndryshime në pikëpamjet e shqiptarëve ndaj serbëve. Qartësisht në mënyrë të njëanshme, pra në dëm të shqiptarëve. Kur u ndërpre pagesa nga BE, e ndërpreu emisionin Muçi.
Mustafai i këngës me siguri që ka gjetur sapun më vonë, me rrogën e muajit tjetër, por Mustafa Nanon nuk ka sapun apo çdo lloj solucioni pastrues që të mund ta pastrojë me këto që thotë./Kastriot Myftaraj
Burimi/Facebook
Sipas Mustafa Nanos ata që janë kundër ardhjes së Goran Bregoviçit në Shqipëri janë të ngjashëm me talebanët. Në statusin e tij të botuar dhe në disa media, me titull “Talibanë, zhdukuni nga faqja ime!”, Mustafa Nano shtjellon këtë pikëpamje duke bërë edhe një përshkrim të gjatë të luftës së sotme në Afganistan.
Në të vërtetë Mustafait nuk i del mirë llogaria me këtë krahasim. Kënga më e famshme e Bregoviçit, ajo e cila quhet “Kallashnikov” ka si titull zyrtar “Cigani! Juris!!!”

Leave a Reply