1. Kurrë se kam kuptuar që njerëzit ecin me shapka plastike në zhavorret ose guralecët e plazhit, pikërisht edhe kur i jepet rasti sesi të prekin tokën me këmbën zbathur që me anë të rrymës 4 kV që ka bën të shkarkojë gjithë energjinë negative të trupit dhe mendjes së njeriut te grumbulluar nga jeta urbane në tokën me energji potenciale zero. Të falenderoj, o i madhi Zot që i jep mundësi njeriut ta bëjë këtë proces. Dhe vjen tmerri! Nuk i mjaftojnë njeriut të gjorë gjithë viti me këpucët me taban me gomë plastike, por edhe disa ditë ku mund të cek tokën pa energji ose e aftë të thith enrgjinë negative të njeriut, ai ‘trap njeriu’ se gjoja i vritet tabani i këmbëve, por me shumë hiqen moderne duke ecur me plastika në rërë, në zhavore dhe madje futen në ujë me to. Ndaj, iu dhemb shputa e këmbës sadopak, sepse ke vrarë lidhjen tokë-njeri dhe duro pak sa të përshtatesh, dhe ti o i uruar njeri do kursesh me mijra lekë ilace nga farmacitë plot hile. Ç’mund të quhet kjo? Injorancë – mosdije apo modernizëm????!!
2. Kurrë s’kam kuptuar që në plazhet shqiptare, në emër të mbrojtjes së investimit të tyre merren me detin, duke ndërtuar mure – mole vertikal me detin gjoja për një gji të vogël ose për një barbufe mbi të, dhe s’janë në gjendje të kuptojnë dëmin qe iu bëhet vetes dhe tjetrit.
a. Njera anë e saj grumbullon rërë, ana tjetër gryen plazh.
b. Gjiu grumbullon ndotjet.
c. Gjiu bën që uji të mos jetë i freskët, qarkullues, vjen si i ndenjur.
d. Bën që tjetri fqinj të bëjë të njëjtin gabim domino të tij.
e. Gurët e molit formojnë mushqe, prishin cilësinë e ujit, rriten alga e mushqe dhe kur hidhen edhe ujrat e zeza ato dalin si mushqe të thata të vdekura në breg, pra iu duhet të pastrojnë edhe bregun ose e bëjnë atë të pakëndshme për pushuesin, futja vetes me lekët e tua.
Ndërkohë që të parët e tyre pa shkollë, pa arkitekt, kurrë si kanë bërë këto gabime, sepse ndërtonin mole me pilota (Vlora psh), ku rryma e detit vazhdon punën e saj me rregullat e natyrës.
Çfarë kanë këta të sotmit që urrejnë ligjet e natyrës?!
Burimi/Facebook


Leave a Reply