Çifti i njohur i Përputhen 40+, Stela dhe Çimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Stela, e cila përmes nëj statusi në rrjetet sociale ka zbuluar se ndarjen e ka mësuar pasi Çimi ka fshirë fotot me të nga Instagrami.
“Pa asnjë shkak dhe pa asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë”, është shprehur Stela.
“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, shkruan Stela në postimin e saj.

Burimi/ CNA.al


Leave a Reply