Me postimin e saj te fundit ne instagram, aktorja e njohur e humorit Delinda Disha ka ngjallur mjaft diksutime per debatin e perjetshem, duan shqiptaret te punojne a jo.
Nepermjet nje monologu ajo tregon se, prej disa ditesh ka njoftuar per nje mundesi punesimi, dhe interesi ka qene zero.
Shqiptaret duan te jene te gjithe te pasur, te kene vila e makina te bukura. Çunat duan te jene si Toni Montana e vajzat e imagjinojne veten si yje hollivudiane. Por harrojne qe cdo gje duhen nisur nga A-ja deri te Zh-ja – thekson nder te tjera aktorja fierake.
Fjala e plote e aktores:
Kete video e bera pasi u bene 3 dite qe kam bere nje postim per nje mundesi punesimi ne nje nga lokalet me te mira te Tiranes. Dhe interesimi ka qene zero, kur them zero, zero.
Une e kuptoj shume mire kete fenomen, pasi te gjithe shqiptaret duan te ikin ne Europe apo me larg per nje jete me te mire. Por, kur shkojne atje i bejne keto pune, ndersa ketu jo.
Shqiptaret duan te gjithe te jene te pasur te kene shtepi e vila luksoze. Makina te fundit, cunat duan te jene Toni Montana, mundesisht tu bejne fresk me gjethe palme. Gocat duan te jene te famshme e imagjinojne veten aktore hollivudiane ose VIP-e amerikane. Mirepo realiteti eshte komplet ndryshe.
Do ishte mire qe te investonim te vendin tone, per te miren tone. Se si mund te zhvillohet secili nga ne e di vete, por rendesi ka te fillojme nga A-ja te Zh-ja.
Burimi/fierisot.com/


Leave a Reply