Më 8 korrik 2006 mbushen 15 vite nga vdekja e Pjetër Arbnorit, një prej politikanëve më rëndësishëm të periudhës postkomuniste. I mbiquajti “Mandela shqiptar” për vitet e gjata të burgut politik, ishte ndoshta i vetmi politikan që hyri dhe doli nga politika i varfër. Ai ishte padyshim i vetmi politikan, integriteti i të cilit ishte dhe mbeti një etalon i politikanit të ndershëm, të përulur dhe bashkëpunues. Ai dha gjithashtu një kontribut në denoncimin e diktaturës përmes librave të tij dhe e pasuroj këtë traditë me botime me vlerë.
Duke u kthyer pas në kohë kujtojmë se më 8 korrik 2006, në një klinikë në Napoli, Pjetër Arbnori, pas një sfide të pamundur me sëmundjen që e kish kapluar, zemra e tij pushoi për ta ndalur rrugën për më tej, pas një hemoragjie cerebrale. Ai u shua dhe iku pa shumë bujë, siç ndodh rëndom me njerëzit e mirë, me ata që u ndëshkuan nga fati dhe idealet, por mbeti në të sotmen, shembull i mirë i politikanit, përkushtues i familjes, ngulmëtar i aspiratave dhe vetmohues.
Zani i Malsisë



Burimi/Facebook


Leave a Reply