Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të reja me Covid.
“Në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki: 3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Fatmirësisht edhe këtë të mërkurë nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid.
Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply