Më 24 maj 1992 u zgjodhën parlamenti dhe presidenti i Republikës së Kosovës. Ishte Dr. Ibrahim Rugova arkitekti i krijimit të këtyre institucioneve, me të cilat ai de jure realizoi shkëputjen e Kosovës nga sovraniteti i Serbisë.
Prej këtij momenti qytetarët e Kosovës, kryesisht shqiptarët shumicë dërmuese të popullsisë së saj, nuk i njohën institucionet e Beogradit në Prishtinë dhe nuk morën kurrë pjesë në zgjedhjet dhe proceset politike serbe.
Pa datën e 24 majit 1992 vështirë se do të kishim sot një Kosovë të pavarur! Prandaj kjo datë është vendimtare në shprehjen e vullnetit të Kosovës për liri, pavarësi dhe indipendencë!
Zoti e bekoftë Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane në çdo metër katëror te saj!
Burimi/Facebook


Leave a Reply