Menjëherëpas përfundimit të proçesit të votimit, në një konferencë për shtyp ka dalë edhe Kryetarja e Lidhjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi.
Ajo theksoi se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate.
‘Sot të paktën në matematikat e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku parti e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot.
I bëj thirrje dhe njëherë të gjithë numëruesve të LSI dhe të PD të çojnë deri në fund procesin e numërimit, në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë moment dy shimi, qoftë edhe për një votë të vetme, sepse sot çdo votë në kutitë e votimit të 25 prillit është votë e shenjtë, është votë, e cila i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri.’- theksoi Kryemadhi.
Burimi/todaynews33.com/


Leave a Reply